Bota

“Kaluam nga PAQJA në pushtim"/ Situata në veri të Kosovës, Grenell: Trupat e NATO-s pushtuan ndërtesat

Grenell ka shpërndarë një video para ndërtesës komunale në Leposaviç

29 Maj 2023, 08:55 Nga A.B
“Kaluam nga PAQJA në pushtim"/ Situata në veri të
Richard Grenell

SHBA- Ish-i dërguari special i presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, tha mëngjesin e sotëm, pasi anëtarët e KFOR-it rrethuan ndërtesat komunale në veri, se “ne kemi kaluar nga paqja dhe progresi në kaos dhe pushtim”.

Në një postim të titulluar “lajmet e fundit” në Twitter, Grenell ka shpërndarë një video para ndërtesës komunale në Leposaviç ku shtrihen telat me gjemba dhe ku ndodhen një numër i madh i pjesëtarëve të KFOR-it.

"Trupat e NATO-s pushtuan ndërtesat në Kosovë. Trupat amerikane dhe paratë amerikane. Ne kaluam nga paqja dhe përparimi nën Trump në kaos dhe pushtim nën Biden. Biden është kaq i dobët", tha Grenell. 

richard grenell tensione ne veri te kosoves

Sondazh

Poll