Sport

Mbyllet Premier League, Tottenham jashtë Kupave të Europës, rrëzohen Leicester dhe Leeds

Liverpooli, që në ndeshjen e fundit barazoi 4-4 me Southamptonin, luan në Europa League, bashkë me Brightonin, ndërsa Aston Villa luan në Conferencë League.

28 Maj 2023, 19:55 Nga DOSJA
Mbyllet Premier League, Tottenham jashtë Kupave të Europës,

ANGLI - Premier League ul siparin me përfundimin e javës së 38-të dhe të fundit, duke dhënë kështu verdiktet përfundimtare të sezonit.

Sikurse ishte përcaktuar më herët, Manchester City u shpall kampion i Anglisë, ndërsa tri skuadrat e tjera që fitojnë gjithashtu të drejtën për të luajtur në Champions League janë Arsenali, Manchester United dhe Newcastle.

Liverpooli, që në ndeshjen e fundit barazoi 4-4 me Southamptonin, luan në Europa League, bashkë me Brightonin, ndërsa Aston Villa luan në Conferencë League.

Sa i përket pjesës së poshtme të tabelës, përveç Southamptonit bien Leeds ddhe Leicester City. Në javën e fundit, Leedsi u mposht 1-4 nga Tottenhami, ndërsa Leicesterit nuk i mjaftoi suksesi 2-1 me West Hamin, pasi Evertoni gjithashtu mori pikët maksimale përballë Bournemouthit, duke e mposhtur 1-0.

Edhe pse fito thellë në fushë ne Leedsit, Tottenhami mbeti jashtë kupave të Evropës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll