Bota

Kreu i ushtrisë “Wagner” MESAZH krerëve të Kremlinit: Do të merrni një shuplakë nga populli rus!

Ai shtoi se kjo qasje do të provokojë një reagim nga populli rus.

28 Maj 2023, 16:43 Nga a.l
Kreu i ushtrisë “Wagner” MESAZH krerëve të Kremlinit:
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Kreu i grupit mercenar rus “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, ka deklaruar se është i bindur se zyrtarët e lartë të Kremlinit kanë ndaluar shfaqjen e tij në mediat shtetërore. Në fillim të këtij muaji, Prigozhin shpalli fitoren në Bakhmut, por televizioni shtetëror injoroi rënien e qytetit lindor, dhe nuk transmetoi fjalimin e fitores së Prigozhin.

“Ajo që është e ndaluar është gjithmonë më e ëmbël. Wagneri nuk është sapun i rrëshqitshëm që burokratët janë mësuar ta hedhin kudo; Wagner është një thikë që nuk mund ta fshehësh”, u shpreh Prigozhin duke ironizuar krerët e lartë rusë.

Ai shtoi se kjo qasje do të provokojë një reagim nga populli rus.

yevgeny prigozhin

Sondazh

Poll