Aktualitet

Përfshihet nga flakët makina tek sheshi “Shqiponj” në Tiranë, shkak shkëndija elektrike

6 Tetor 2019, 18:05 Nga DOSJA
Përfshihet nga flakët makina tek sheshi “Shqiponj” në

TIRANË- Një makinë në ecje ka marrë flakë pasditen e sotme në afërsi të sheshit “Shqiponja”. Sipas informacioneve mësohet se  mjeti ishte në pronësi të shtetasit H.K.

Po ashtu burime bëjnë me dije se makina ka pasur një shkëndijë elektrike, e cila ka sjellë dhe flakët, por fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

NJOFTIMI I PLOTË

Rreth orës 19.03 në afërsi të rrethrrotullimit të sheshit “Shqiponja” është përfshirë nga flakët në ecje,automjeti në pronësi të shtetasit K.H. Si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz, dhe paraprakisht dyshohet se zjarri ka qënë aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll