Bota

Papa Françesku: Me paqe mund të fitojmë pak, por fitojmë gjithmonë

Papa zgjodhi programin specifik të kanalit televiziv Rai Uno, pasi konsiderohet se me punën e tij kontribuon në përhapjen e një qasjeje solidariteti dhe njerëzore ndaj problemeve.

28 Maj 2023, 09:44 Nga A.B
Papa Françesku: Me paqe mund të fitojmë pak, por fitojmë
Papa Françesku

ITALI- Papa Françesku shkoi në studion e “Saxa Rubra” të radio televizionit publik italian Rai në Romë, ku dha një intervistë për një program me përmbajtje fetare. Kjo është hera e parë që një Papë viziton ambientet qendrore të televizionit publik italian.

“Në paqe mund të fitojmë pak, por fitojmë gjithmonë. Me luftë njeriu humbet gjithçka”, tha Françesku gjatë intervistës, duke iu referuar edhe luftës në Ukrainë.

Intervista fillimisht ishte menduar të bëhej më 29 mars, por u shty për shkak të shtrimi në spital, me simptoma të bronkitit akut. Papa zgjodhi programin specifik të kanalit televiziv Rai Uno, pasi konsiderohet se me punën e tij kontribuon në përhapjen e një qasjeje solidariteti dhe njerëzore ndaj problemeve./Dosja.al

papa françesku

Sondazh

Poll

Bota 28 Maj 2023, 08:39 A.B

Elon Musk, një gjeni apo budalla?

Elon Musk Kur bleu Twitter në tetorin e vitit të kaluar, Elon Musk paraqiti një vizion të guximshëm mbi aplikacionin e famshë...