Bota

Paralajmërim nga ministri i Brendshëm turk: Ndalohet mbajtja e armëve, përveç oficerëve të rendit

Süleyman Soylu votoi për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

28 Maj 2023, 09:36 Nga A.B
Paralajmërim nga ministri i Brendshëm turk: Ndalohet mbajtja e
Süleyman Soylu

TURQI- Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu votoi për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Duke deklaruar se procesi i votimit filloi pa asnjë problem në të gjithë Turqinë, ministri Soylu tha:

"Sot ndalohet mbajtja e armëve, përveç punonjësve të rendit. Incidentet ishin gjithashtu më të vogla se në zgjedhjet e mëparshme. Numri i incidenteve para zgjedhjeve ishte 351 dhe 321 në zgjedhjet e mëparshme. Kjo është 14 ditë. Në proces kanë qenë gjithsej 50 ngjarje zgjedhore'- tha ai.

Sot qytetarët turq iu drejtuar për të dytën herë në 14 ditë qendrave të votimit, për të zgjedhur njeriun që do të mbajë në dorë fatin e vendit për pesë vitet e ardhshme. Nga ora 08:00, qytetarët do votojnë në qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe u kërkohet të zgjedhin midis dy emrave, këtë herë, për të zgjedhurin e tyre: Tayyip Erdogan ose Kemal Kilicdaroglu. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 17:00 dhe numërimi i votave do të fillojë menjëherë, ndërsa në një kohë relativisht të shkurtër pritet shpallja e rezultateve përfundimtare nga Ministria e Brendshme turke./Dosja.al

zgjedhjet ne turqi 2023 süleyman soylu

Sondazh

Poll

Bota 28 Maj 2023, 08:39 A.B

Elon Musk, një gjeni apo budalla?

Elon Musk Kur bleu Twitter në tetorin e vitit të kaluar, Elon Musk paraqiti një vizion të guximshëm mbi aplikacionin e famshë...