Bota

SHBA shmang falimentimin! Biden arrin marrëveshje me republikanët për borxhin

Votimi pritet të mbahet të mërkurën, më 31 maj.

28 Maj 2023, 09:24 Nga A.B
SHBA shmang falimentimin! Biden arrin marrëveshje me republikanët
Takimi

SHBA- Shtëpia e Bardhë dhe republikanët e Shtëpisë kanë një marrëveshje në parim për të rritur tavanin e borxhit për dy vjet dhe për të kufizuar shpenzimet. Sipas CNN, këtë e konfirmoi kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy, duke e çuar vendin një hap prapa nga pragu i një falimentimi historik.

McCarthy njoftoi se votimi pritet të mbahet të mërkurën, më 31 maj.

Marrëveshja për borxhin, e cila është rritur në 31.4 trilion dollarë, i jep fund ngërçit politik të muajve të fundit. Sipas Reuters, marrëveshja do të rrisë kufirin e borxhit (31.4 trilion dollarë, një rekord botëror) për dy vjet, ndërsa në të njëjtën kohë parashikon kufizime në shpenzimet publike, siç kërkohet nga republikanët, duke përjashtuar ato për forcat e armatosura dhe veteranët.

Koncesionet nga Biden janë një fitore për republikanët, të cilët në thelb po mbajnë “peng” administratën e Biden, duke kufizuar ndjeshëm lëvizjet  në politikën fiskale. Por lind pyetja në çfarë mase është se në çfarë mase, pasi nuk janë dhënë sqarime për shpenzimet publike që do të kufizohen.

Padyshim që ky fakt shkakton problem te demokratët në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. 

Nëse marrëveshja përfundon duke kaluar përmes Kongresit dhe nënshkrimi i ligjit nga Biden, Shtëpia e Bardhë dhe republikanët e Shtëpisë do të kenë shmangur një krizë ekonomike të paprecedentë. 

Marrëveshja në parim do të heqë kufirin e borxhit për dy vjet dhe do të kufizojë përafërsisht shpenzimet jo-mbrojtëse në nivelet aktuale të vitit fiskal për 2024 dhe do ta rrisë atë me 1% në vitin fiskal 2025.

Si pjesë e marrëveshjes, Shtëpia e Bardhë gjithashtu duket se ka bërë lëshime për negociatorët republikanë të Dhomës për kërkesat e punës për njerëzit që marrin ndihma ushqimore./Dosja.al

shba

Sondazh

Poll

Bota 28 Maj 2023, 08:39 A.B

Elon Musk, një gjeni apo budalla?

Elon Musk Kur bleu Twitter në tetorin e vitit të kaluar, Elon Musk paraqiti një vizion të guximshëm mbi aplikacionin e famshë...