Sport

Vendi ende vakant: Ramon Menezes do të vazhdojë si trajner i përkohshëm në stolin e Brazilit edhe në miqësoret e qershorit...

‘Selecao’ do të përballet në muajin qershor me Guinenë në Barcelonë dhe Senegalin në Lisbonë

27 Maj 2023, 14:58 Nga DOSJA
Vendi ende vakant: Ramon Menezes do të vazhdojë si trajner i

BRAZIL - Trajneri i ekipit brazilian të futbollit U-20, Ramon Menezes, do të drejtojë ndeshjet përgatitore të formacionit të ‘Selecaos’ kundër Guinesë në Barcelonë dhe Senegalit në Lisbonë, në qershor, njoftoi sot federata braziliane (CBF).

Sipas presidentit të CBF, Ednaldo Rodrigues, i cituar nga agjencia spanjolle EFE, subjekti "vazhdon të punojë me objektivin e përcaktimit të trajnerit të ri", duke pranuar se i preferuari i tij për këtë pozicion është trajneri italian Carlo Ancelotti, i cili drejton spanjolët e Real Madridit, i cili ka zbuluar se do të qëndrojë me ‘meringues’ edhe për një vit.

Ramon Menezes tashmë udhëhoqi kombëtaren ‘Selecao’ në miqësoren e parë pas Kupës së Botës në Katar, me pesë herë kampionët e botës që u mundën nga Maroku (2-1). Brazili do të përballet me Guinenë më 17 qershor (në Spanjë) dhe tre ditë më vonë me Senegalin (në Portugali).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll