Sport

Kur ajo hyn në palestër, të gjithë kthejnë kokën pas saj. Kush është australiania e bukur që ngre 160 kilogramë?... (video+foto)

Stephanie Sanzo është një trajnere fitnesi me origjinë nga Australia, e cila ka fituar popullaritet në rrjetet sociale. Tashmë ajo njihet për fansat edhe si 'Steph Fit Mam'.

26 Maj 2023, 21:03 Nga DOSJA

Kur ajo hyn në palestër, të gjithë kthejnë kokën

AUSTRALI - Nënë e dy fëmijëve, Stephanie Sanzo është bërë një personazh i famshëm në Australi, falë programit të saj të ushqyerjes dhe stërvitjes sportive, si dhe markës së saj të pajisjeve të fitnesit. Stephanie ndjeu nevojën për të formuar trupin e saj, pasi kishte shtuar 25 kilogramë.  Gradualisht, ajo u bë një entuziaste fitnesi dhe më vonë një trajnere personale. 

Aktualisht, klipet që australiania ndan në rrjet mbledhin miliona shikime. Ndër videot e fundit është një që është bërë virale. Më shumë se 37 milionë njerëz ndoqën shfaqjen e forcës nga bjondja 35-vjeçare, duke ngritur një shtangë 160 kg. Shikoni videot këtu. 

"Ti je gruaja fantastike!"; “Është mbresëlënëse të shohësh diçka të tillë, aq më tepër që po e bën zbathur. E mrekullueshme!”; “Zoti im, je kaq e fortë”, “E preferuara ime”, janë vetëm disa nga reagimet e adhuruesve. 

Stephanie Sanzo ka 2.9 milionë ndjekës në Instagram dhe 1.8 milionë në Facebook. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll