Sport

Haaland po kopjon Cristiano Ronaldon, ka adaptuar edhe sekretin e tij më të vlefshëm

Erling Haaland, i cili ka adoptuar shumë nga zakonet e Cristiano Ronaldos për të mbajtur veten në maksimumin e tij, madje ka kopjuar edhe një tjetër sekret të portugezit.

26 Maj 2023, 17:11 Nga DOSJA
Haaland po kopjon Cristiano Ronaldon, ka adaptuar edhe sekretin e tij më

ANGLI - Erling Haaland ka deklaruar disa herë se e admiron Cristiano Ronaldon, për këtë arsye ndjek rutinën e stërvitjes dhe dietën e yllit portugez.

"Do të doja një ditë të takohesha dhe të stërvitesha me Cristiano Ronaldon. Gjithashtu do të doja t'i thoja, që falë tij jam një futbollist", ka thënë Erling Haaland në një intervistë që ka dhënë për ‘Italian Football TV’.

Megjithatë, dieta dhe regjimi i fitnesit të futbollistit të Al Nasr nuk janë të vetmet gjëra që Haaland ka adoptuar. Sipas “Sun”, ylli norvegjez ka adoptuar një tjetër zakon të futbollistit portugez. Kështu ai investoi në një dhomë krioterapie, me vlerë më shumë se 50 mijë euro.

Kjo pajisje arrin një temperaturë deri në 160 gradë nën zero. Gjithashtu favorizon rikuperimin e muskujve dhe kyçeve të futbollistëve pas stërvitjeve dhe ndeshjeve.  Prandaj, Haaland investoi në këtë pajisje për të shmangur lëndimet e mundshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll