Sport

Crvena Zvezda pjesë e një turneu në Rusi: Ja kush do të jenë në Shën Petersburg...

Futbollistët e Crvena Zvezdës do të luajnë në një turne shumë të fortë në Rusi, i cili do të zhvillohet në Shën Petersburg në korrik.

26 Maj 2023, 19:06 Nga DOSJA
Crvena Zvezda pjesë e një turneu në Rusi: Ja kush do të

SERBI - Organizator i turneut është kompania e naftës “Gazprom”, e cila prej shumë vitesh është sponsor i përgjithshëm i Crvena Zvezdas.

Sipas mediave ruse, drejtori i përgjithshëm i Zenit, Aleksandër Medvedev, ka përcaktuar edhe pjesëmarrësit e turneut ndërkombëtar veror në Shën Petersburg.

“Në verë na pret një turne, pjesëmarrës në të cilin do të jenë Fenerbahçe, Crvena Zvezda dhe Nefchi”, - tha Medvedev për Sport-Express.

Dy nga katër klubet janë kampionë të vendeve të tyre, Zeniti i Rusisë dhe Crvena Zvezda e Serbisë. Fenerbahçe ndjek nga pas Galatasarayn në Turqi dhe Nefçi në Karabagun e Azerbajxhanit.

Plani është që turneu të mbahet në gjysmën e parë të korrikut, bëjnë me dije prganizatërt e turnout.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll