Sport

Ten Hag i dëshpëruar pas fitores: "Dëmtimi i Anthony është serioz"…

Tifozët e Mançester Junajtid u gëzuan për sigurimin e ‘Top-4’ për në Champions League, por u mërzitën nga goditja e pësuar nga Anthony, për të cilin Erik ten Hag përmendi një dëmtim të rëndë.

26 Maj 2023, 18:29 Nga DOSJA
Ten Hag i dëshpëruar pas fitores: "Dëmtimi i Anthony

ANGLI - Një fitore 4-1 ndaj Chelsea-t të enjten në mbrëmje, solli shumë buzëqeshje në ‘Old Trafford’ pasi Manchester United u ngjit në ‘Top 4’, duke siguruar një vend në Champions Leaguen e re, por gëzimi nuk ishte absolut. Ishte një ngjarje që shkaktoi melankoli në radhët e “Djajve të Kuq”

Ky ishte dëmtimi i këmbës së djathtë të Anthony pak para gjysmë ore, pasi u godit nga Chalomba. Më pas, anësori brazilian u largua i përlotur me barelë, i paaftë për të ulur këmbën e tij dhe duke dhënë përshtypjen se nuk do të rikthehet shpejt në fushën e blertë.

Një frikë që e ka edhe vetë Erik ten Hag, teksa trajneri holandez një pyetjeje të bërë në konferencën për shtyp, për seriozitetin e dëmtimit të Anthony, u përgjigj si më poshtë:

"Nuk e di. Të gjithë e panë atë duke u larguar. Mund t'ju them se është një dëmtim serioz, por do të duhet të presim të paktën 24 orë përpara se të dimë më shumë për shkallën e dëmtimit."

Vihet re, se përveç ndeshjes së fundit të ligës, ndaj Fulhamit, United do të përballet me Cityn, më 3 qershor, në “Wembley”, në finalen e FA Cup, ndërsa tejet të dyshimtë për këtë ndeshje është edhe Luke Shaw, për shkak të problemeve me shpinën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll