Sport

Zidane refuzon edhe ofertën mitike prej 150 milionë euro në vit nga Al Nassr...

Al Nassr trokiti në derën e Zinedine Zidane për të marrë drejtimin e skuadrës së tyre me një ofertë legjendare, por trajneri francez i refuzon sauditët, sipas “Footmercato”.

26 Maj 2023, 18:43 Nga DOSJA

Zidane refuzon edhe ofertën mitike prej 150 milionë euro në vit

ARABIA SAUDITE - Zinedine Zidane ka dy vite që është pa klub, që nga largimi nga pankina e Real Madridit, por emri i tij vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, duke u përfolur me klube të ndryshme.

Fillimisht, “Zizou” u konsiderua si favorit për stolin e kombëtares franceze, por sukseset e bluve me Deschamps rezultuan që ai të zgjaste kontratën me ta. Më pas u përfol mundësia për një marrëveshje me Juventusin, ku Allegri mbeti, sado i lëkundur në pozicionin e tij.

Prej një viti po dëgjohet gjithnjë e më fort për Parisin, i cili kërkon një trajner për të mposhtur hakmarrjet e panumërta që ka mbledhur, por kjo nuk do të thotë se nuk ka ekipe të tjera që e ndjekin.

Zidane refuzon edhe ofertën mitike prej 150 milionë euro në vit

Një prej tyre është Al Nassr, ku faqja franceze “Footmercato” zbulon se skuadra e Cristiano Ronaldos iu afrua Zidanes dhe i bëri një ofertë legjendare, për të nënshkruar një kontratë dyvjeçare me fitime vjetore prej 150 milionë euro.

Një propozim, që teorikisht nuk ka gjasa të refuzohet, teksa raportohet se francezi tashmë e ka refuzuar propozimin, pasi ai është ende në pritje të diçkaje më të mirë, diçkaje më të "fuqishme" dhe emocionuese, e cila do ta rikthejë në nivelin më të lartë, duke punuar për një ekip që konkurron në një nga pesë ligat më të mira evropiane.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll