Sport

PSG dëshiron ta rinovojë kontratën me Sergio Ramos, por me kusht që mbrojtësit spanjol t'i përgjysmohet paga…

Kampionët francezë kërkojnë ta mbajë edhe një vit Ramosin, por vetëm me kusht që të luajë për 5-6 milionë euro në sezon, gjysmën e pagës aktuale.

26 Maj 2023, 20:34 Nga DOSJA

PSG dëshiron ta rinovojë kontratën me Sergio Ramos, por me kusht

FRANCE - PSG po bën gjithçka që mundet për të arritur vazhdimin e kontratës së Sergio Ramos. Megjithatë, parizienët duan t'ia ulin pagën në gjysmën e asaj aktuale, ndërkohë që mbrojtësi spanjol nuk është dakord.

PSG do ta mbajë Sergio Ramos edhe sezonin e ardhshëm, por vetëm nëse ai pranon që paga e tij të ulet në gjysmën e asaj aktuale.

Këtë sezon, Sergio Ramos ka bërë 43 ndeshje për PSG-në, duke shënuar tre gola dhe duke realizuar një asistim. Nasser Al Khelaifi, presidenti i Paris Saint Germain dhe Luis Campos, drejtori sportiv i parizienëve, kanë nisur negociatat për vazhdimin e kontratës së mbrojtësit iberik.

Kampionët francezë kërkojnë ta mbajë edhe një vit Ramosin, por vetëm me kusht që të luajë për 5-6 milionë euro në sezon, gjysmën e pagës aktuale. Është e qartë se superylli spanjol nuk do të pranojë t'i përgjysmohet paga.

“PSG i propozoi Sergio Ramos përgjysmimin e pagës dhe kompensimin e tij me shpërblime, që varen nga numri i ndeshjeve të luajtura, paraqitjet individuale dhe kolektive. Mbrojtësi nuk është dakord me këtë propozim, i cili është shumë më i ulët se pritshmëritë e tij.

PSG dëshiron ta rinovojë kontratën me Sergio Ramos, por me kusht

Sergio Ramos dëshiron të vazhdojë në elitën e futbollit botëror. Tani për tani Ramos është në pritje të ofertave nga skuadrat e tjera. Arabia Saudite mund të jetë një destinacion tundues, por vetëm nëse nuk shfaqet një opsion tërheqës nga Evropa”,- ka shkruar Marca.

Në verën e vitit 2021, pas 16 vitesh te Real Madrid, Sergio Ramos, kapiteni i skuadrës, u largua nga formacioni madrilen për të nënshkruar me Paris Saint-Germain. Së bashku me grupin parizien, Sergio Ramos arriti të fitojë titullin në Ligue 1, si dhe Superkupën e Francës.

PSG do të luajë në transfertë me Strasburgun dhe i duhet të paktën një pikë për të siguruar titullin e dytë radhazi në Francë. Lens ka pasur një sezon të bujshëm, por mund të kënaqet vetëm me vendin e dytë në Ligue 1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll