Sport

Sacchi vlerëson: "Mou është në gjendje të shesë edhe frigoriferë në Alaskë"...

Arrigo Sacchit iu kërkua të jepte mendimin e tij për finalen e ardhshme të Europa League midis Sevillas dhe Romës, i cili u shpreh, se ‘verdhekuqtë’ mund të fitonin trofeun, në sajë të aftësive Jose Mourinhos.

26 Maj 2023, 17:37 Nga DOSJA

Sacchi vlerëson: "Mou është në gjendje të

ITALI - Sevilla shfaqet si favoritja për të fituar Europa League, pasi ka fituar 6 trofe të tilla, në po aq finale që nga viti 2006. Por askush nuk mund të thotë se mbajtësja e Conference League, Roma është jashtë kontrollit.

Në të kundërt, ‘verdhekuqtë’ po tregohen mjaft konkurrues këtë vit dhe kanë avantazhin e të pasurit të Jose Mourinhos në krye të stolin e tyre, i cili ka 5 fitore në po aq finale evropiane, me Arrigo Sacchin që është marrë në pyetje për ndeshjen e madhe më 31 maj në Budapest.

“Roma ka një trajner të mrekullueshëm, i cili ka shumë përvojë dhe që mund të shesë edhe frigoriferë në Alaskë. Skuadrat e tij i kushtojnë vëmendje detajeve, por kanë një personalitet të fortë dhe nuk dorëzohen kurrë.

Sacchi vlerëson: "Mou është në gjendje të

Ata kanë karakter, ashpërsi, një ndjenjë përkatësie. Ai, si personazh autentik që është, mundi të bëhej një me mjedisin dhe skuadrën”,- theksoi trajneri me përvojë, i cili shkroi faqe të arta lavdie në pankinën e Milanit, për të shtuar:

“Do të shohim një finale mes një ekipi, Sevillas, që preferon të ketë topin dhe një, Rome, me karakter thjesht mbrojtës, me stil italian. Mund të presësh gjithçka nga Mourinho dhe skuadrat e tij. Edhe një truk i madh”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll