Sport

Disiplina e pamëshirshme me bardheblutë, Tiranës i mbetet vetëm "emri në letër"…

Disiplina ka qenë e pamëshirshme ndaj Tiranës, lojtarët e së cilës thuajse që të gjithë janë ndëshkuar, ku portieri Bekaj është ndëshkuar me një pezullim 12 mujor

26 Maj 2023, 16:46 Nga DOSJA
Disiplina e pamëshirshme me bardheblutë, Tiranës i mbetet

TIRANE - Në mbledhjen e tij të sotme, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së, ka analizuar ngjarjet e ndeshjeve të javës së 35-të, ku natyrisht në fokus kanë qenë ngjarjet e ndodhura në mbyllje të ndeshjes Tirana - Bylis, zhvilluar dje në stadiumin “Egnatia Arena”. Dhe në analizën e tij, Disiplina ka qenë e pamëshirshme ndaj Tiranës, lojtarët e së cilës thuajse që të gjithë janë ndëshkuar, ku portieri Bekaj është ndëshkuar me një pezullim 12 mujor. Objekt i ndëshkimeve ka qenë edhe Vllaznia.

Ja dhe vendimet e fundit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF:

● Çeljen e hetimit disiplinor për aktet e ndodhura në ndeshjen e javës së 35-të të “Abissnet Superiore” midis KF Tirana dhe KF Bylis.

● Marrjen e masës së përkohshme të zhvillimit të ndeshjeve të KF Tirana pa spektator për një afat 90 (nëntëdhjetë) ditor, në përputhje me Nenin 91 të KDS deri në marrjen e një sanksioni përfundimtar.

● Lojtari i KF Tirana, Visar Bekaj, për nxitje të urrejtjes dhe akteve të dhunës, në bazë të nenit 51/1 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

● Lojtari i KF Tirana, Albano Aleksi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

● Lojtari i KF Tirana, Aldi Gjumsi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

● Lojtari i KF Tirana, Bruno Lulaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

● Lojtari i KF Tirana, Besir Iseni, për pështymjen ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet.

● Lojtari i KF Tirana, Florent Hasani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

● Zyrtari i KF Tirana, Arzen Vocaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

● Zyrtari i KF Tirana, Kostandinos Jani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

● Zyrtari i KF Tirana, Marvi Kastrati, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

● KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

● Lapraka Sport U-15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë U-15, Play off kundër AK Selaci U-15, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll