Politike

Votoi kundër rritjes së pagave për veten dhe kolegët, deputeti i PD: Qeveria në fillim të kthejë sytë nga shtresat në nevojë

Petrit Doda deklaron se qeveria duhet të mendojë për shtresën në nevojë dhe më pas të kalohet te rritja e rrogës për administratën.

26 Maj 2023, 20:16 Nga A.B
Votoi kundër rritjes së pagave për veten dhe kolegët,
Petrit Doda

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Petrit Doda ishte një nga ata që votoi kundër rritjes së pagave për veten dhe kolegët e tij. AI sqaroi arsyen e votës së tij kundër, duke theksuar se qeveria duhet të mendojë për shtresën në nevojë dhe më pas të kalohet te rritja e rrogës për administratën.

Kam votuar kundër, sepse qeveria duhej të kishte parashikuar minimumin jetik para këtij projektligji, të mendonte për familjet në nevojë, të indeksonte pensionet, të mendonte për statusin e minatorit…Të gjitha këto më krijuan bindjen për ta votuar kundër. Unë jam pro për rritjen e pagave, por kjo priste. Shumica e administratës është e politizuar, duke nisur dhe nga qeverisja e PD, por faturat i kanë shkuar buxhetit”, tha ai.

petrit doda

Sondazh

Poll