Bota

Defektet teknike në trasmetimin live të DeSantis, jep dorëheqjen shefi i inxhinierisë së Twitter

Kompania mbeti e turpëruar nga debati i së mërkurës mbrëma, ku Twitter nuk ishte në gjendje të transmetonte drejtpërdrejt audion e nisjes së fushatës së DeSantis.

26 Maj 2023, 18:45 Nga m.s
Defektet teknike në trasmetimin live të DeSantis, jep dorëheqjen
Ron DeSantis dhe Foad Dabiri

SHBA- Kreu i inxhinierisë së Twitter njoftoi të enjten se ai po jepte dorëheqjen, një ditë pas përpjekjeve për të nisur fushatën presidenciale të Ron DeSantis në platformë. Foad Dabiri shkroi në Twitter: “Pas gati katër vitesh të pabesueshme në Twitter, vendosa të largohem. Kombinimi i komunitetit fantastik, ndikimi që ka dhe potenciali i tij i pakufishëm e veçon Twitter-in".

Ai pranoi se blerja e Twitter nga Musk në tetor, e kishte bërë punën 'sfiduese', por i dha një vështrim pozitiv situatës, duke thënë se kishte mësuar shumë nga përvoja.

Ai nuk u fut në detaje se përse po largohej. Kompania e tij mbeti shumë e turpëruar nga debati i së mërkurës mbrëma, ku Twitter nuk ishte në gjendje të transmetonte drejtpërdrejt audion e nisjes së fushatës së DeSantis.

"DailyMail" shkruan se problemet ishin për shkak të 'sforcimit të serverit' dhe 'shkrirjes së serverëve', duke pretenduar se ishte ngjarja më e madhe e organizuar ndonjëherë në internet - por shumë vunë në dukje se ngjarje shumë më të mëdha ishin mbajtur pa probleme.

Dabiri ka postuar një temë të gjatë, duke falënderuar kolegët e tij për punën dhe miqësinë e tyre. “Çfarë udhëtimi i jashtëzakonshëm ka qenë”, ka shkruar ai. 

“Të thuash se ishte sfiduese në fillim do të ishte një nënvlerësim. Ndryshimi ishte masiv dhe i shpejtë; ne dolëm më të fortë, falë ekipit të jashtëzakonshëm që mbajti fortesën. Puna me @elonmusk ka qenë shumë edukative dhe ishte shkolle të shihje se si parimet dhe vizioni i tij po i japin formë të ardhmes së kësaj kompanie".

Dabiri ka studiuar për Ph.D. në shkenca kompjuterike në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos dhe iu bashkua Google në 2011. Në vitin 2014 ai filloi kompaninë e teknologjisë së shëndetit Wanda, duke u larguar si CEO në prill 2019. Ai iu bashkua Twitter-it tre muaj më vonë.

Ai tha se nga puna atje kishte pasur një përvojë të jashtëzakonshme. “Twitter është një vend që sfidon të kuptuarit”, ka shkruar ai. 

“Është unike, e veçantë, e jashtëzakonshme dhe elastike, e gjitha kjo falë individëve të shkëlqyer dhe të aftë që e kanë ndërtuar dhe vazhdojnë ta formësojnë atë. Është e pamundur të kuptosh funksionimin e brendshëm të kësaj platforme dhe atë që ndodh çdo ditë, nëse nuk ke pasur fatin ta përjetosh nga dora e parë. Pra, lavdërime për ekipin që pavarësisht gjithë zhurmës së jashtme, vazhdon të ecë fuqishëm".

Musk ende nuk ka komentuar për largimin e tij. 

ron desantis foad dabiri twitter

Sondazh

Poll