Bota

Kryetarët e komunave në veri hyjnë në zyrë mes tensionesh, në Liposaviç ngrihet flamuri i Kosovës

Pak minuta pasi ka hyrë kryetari i ri i Leposaviç, aty është vendosur flamuri i Kosovës.

26 Maj 2023, 18:23 Nga m.s
Kryetarët e komunave në veri hyjnë në zyrë mes
ngrihet flamuri i Kosoves

KOSOVE- Kryetarët e komunave në veri të Kosovës kanë arritur të futen në ndërtesat e komunave, të shoqëruar nga forcat policore. Nga mediat e Kosovës raportohet se pak minuta pasi ka hyrë kryetari i ri i Leposaviç, aty është vendosur flamuri i Kosovës.

Lulzim Hetemi, i cili tashmë është kryetar i kësaj komune, ka hyrë në objektin komunal pas tensioneve. Policia e Kosovës arriti të shpërndajë turmën, dhe të mundësojë futjen e kryetarit Hetemi në komunë.

Pak minuta para hyrjes së tij, pranë objektit të komunës janë dëgjuar të shtëna me kallashnikov. Para Leposaviçit, policia shpërndau turmat në Zveçan dhe Zubin Potok, ku tashmë kanë hyrë kryetarët e rinj në komuna. Turmat u mblodhën mesditën e sotme për të penguar hyrjen e kryetarëve të rinj, që janë të gjithë shqiptarë.

 

flamuri i kosoves tensionet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll