Bota

Tensionet në veri/ Abdixhiku: Duhet të jemi të matur dhe në koordinim me aleatët tanë

Sipas tij, sot Kosova ka një marrëveshje që hap rrugën për vetëmenaxhim etnik.

26 Maj 2023, 18:53 Nga a.l
Tensionet në veri/ Abdixhiku: Duhet të jemi të matur dhe në
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar lidhur me tensionet dhe incidentet e shënuara gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat diplomatik e shtetërorë për të evituar destabilizimin në vend. Në hapje të Këshillit të Përgjithshmen të partisë, Abdixhiku ka thënë se e vetmja pikë që do të shqyrtohet është kërkesa e kryesisë për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme të LDK-së.

"Më lejoni të ndajë shqetësimin për ngjarjet në veri të vendit. Të jap mbështetjen e LDK-së për djemtë tanë në veri. Të bëjë thirrje dhe ftesë që Qeveria e Kosovës të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat diplomatik e shtetëror për të evituar destabilizimin e vendit", ka thënë ai. 

Ai tha se zgjedhjet në LDK janë festë, ndërkohë që ka folur për rezultatet në zgjedhjet e përgjithshme. Abdixhiku shtoi se zgjedhjet fillojnë më 1 qershor.

"Aksidentet elektorale edhe mund të ndodhin. Këtë gjendje për ne, kryesia jonë vendosi ta shohë si urgjencë për vendin", shtoi ai.

Sipas tij, sot Kosova ka një marrëveshje që hap rrugën për vetëmenaxhim etnik.

lumir abdixhiku tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll