Bota

Tensionet në veri/ Komandanti i KFOR-it mbërrin në kryeministri, pritet të takojë Kurtin

Sot në veri të vendit u rriten tensionet pas betimit të kryetarëve të rinj, të cilëve sot iu desh të fillonin punën në objektet përkatëse komunale.

26 Maj 2023, 18:02 Nga a.l
Tensionet në veri/ Komandanti i KFOR-it mbërrin në kryeministri,
Komandant i KFOR-it

KOSOVË- Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar mbi incidentetet dhe tensionet e sotme në veri të vendit. 

Sot në veri të vendit u rriten tensionet pas betimit të kryetarëve të rinj, të cilëve sot iu desh të fillonin punën në objektet përkatëse komunale. Megjithë rezistencën nga qytetarët serbë, kryetarët arritën të hyjnë nëpër komuna, duke u asistuar nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq, më herët ambasada e SHBA-së në Kosovë i ka dënuar veprimet e autoriteteve të shtetit të Kosovës për t’i futur kryetarët e rinj në objektet e komunave. Në një reagim në profilin e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, thuhet se masat e dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë.

Çfarë po ndodh?

Mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina.

Kjo protestë po bëhet në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe. 

kfor angelo michele ristuccia albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll