Bota

Presidenti brazilian refuzon ftesën për në Rusi, Putin: Dialogu i bllokuar nga Kievi dhe sponsorët e saj perëndimorë

Putin tha se Rusia është e hapur "për dialogun në rrugën politike dhe diplomatike, e cila është ende e bllokuar nga Kievi dhe sponsorët e saj perëndimorë".

26 Maj 2023, 18:06 Nga m.s
Presidenti brazilian refuzon ftesën për në Rusi, Putin: Dialogu i
Presidenti brazilian

RUSI- Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva ka refuzuar një ftesë nga homologu i tij Vladimir Putin, për të vizituar Rusinë. Kreu i shtetit brazilian tha se ftesa i ka ardhur nga Putin përmes komunikimit në telefon, për të vizituar Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg. 

"Unë u përgjigja se nuk mund të shkoj në Rusi tani, por përsërita disponueshmërinë e Brazilit, së bashku me Indinë, Indonezinë dhe Kinën, për të biseduar me të dyja palët e konfliktit në kërkim të paqes”, ka shkruar Lula në Twitter .

Nga ana tjetër, Putin tha se Rusia është e hapur "për dialogun në rrugën politike dhe diplomatike, e cila është ende e bllokuar nga Kievi dhe sponsorët e saj perëndimorë", tha Kremlini në një deklaratë të premten, duke shtuar se telefonata u nis nga pala braziliane.

Të dy krerët e shteteve folën edhe për takimin e fundit të Grupit të Shtatë, si dhe për bashkëpunimin ruso-brazilian. Kremlini nuk përmendi një ftesë për në Shën Petersburg, raporton "CNN".

Të enjten, Lula gjithashtu shkroi në Twitter se ai foli në telefon me presidentin kinez Xi Jinping për "nevojen për paqe në Ukrainë".

Presidenti brazilian ka propozuar krijimin e një "G20 për paqen" – një grup vendesh mjaftueshëm të fortë për t'u respektuar në tryezën e bisedimeve, por që  ende konsiderohen nga disa si neutrale në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës. Indonezia, India dhe Kina do të luanin një rol vendimtar në vizionin e tij, por vendet e Amerikës Latine janë gjithashtu të ftuara t'i bashkohen nismës. Ai zbuloi gjithashtu se gjatë bisedimeve të tij me Xi në prill, diskutuan formimin e një grupi liderësh me të njëjtin mendim për Ukrainën.

lufta ne ukraine presidenti brazilian luiz inácio lula da silva rusi vladimir putin

Sondazh

Poll