Bota

SHBA akuza grupi 'Wagner': Ka furnizuar me raketa forcat paraushtarake RSF në Sudan

Departamenti i Thesarit i SHBA-së vendosi sanksione ndaj liderit të Wagner në Mali, duke e akuzuar se po përpiqet të marrë armë për luftën e Rusisë në Ukrainë. 

26 Maj 2023, 17:56 Nga a.l
SHBA akuza grupi 'Wagner': Ka furnizuar me raketa forcat paraushtarake
Grupi Wagner

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Grupin Wagner të Rusisë për ofrimin e raketave tokë-ajër për Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), njëra palë në konfliktin e vazhdueshëm të Sudanit që ka zhvendosur afro 1.3 milionë njerëz.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së vendosi sanksione ndaj liderit të Wagner në Mali, duke e akuzuar se po përpiqet të marrë armë për luftën e Rusisë në Ukrainë, shkruajnë mediat e huaja. 

"Raketat tokë-ajër në Sudan kanë kontribuar në një konflikt të armatosur të zgjatur që rezulton vetëm në kaos të mëtejshëm në rajon”, tha Thesari në një deklaratë.

RSF dhe ushtria sudaneze e udhëhequr nga dy gjeneralë rivalë janë përfshirë në një luftë për të kontrolluar shtetin dhe burimet e tij që nga mesi i prillit, një luftë që ka vrarë qindra njerëz. 

grupi wagner lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll