Aktualitet

U arrestua si pjesë e laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit, GJKKO liron Kid Koshenën

Në kuadër të operacionit u arrestuan 10 shqiptarë e dy kolumbianë që shërbenin si ekspertë në laboratorin e drogës.

26 Maj 2023, 16:46 Nga A.B
U arrestua si pjesë e laboratorit të kokainës në Frakull
GJKKO

TIRANË- GJKKO ka pranuar kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj për klientin e tij Kid Koshena i arrestuar në kuadër të laboratorit të drogës Fier pasi nga aktet që janë pjesë e dosjes nuk rezulton të jetë i përfshirë në këtë grup kriminal. Kështu, GJKKO i ka zevëndësuar masën nga arrest me burg në detyrim paraqitje. GJKKO arsyeton se pasi nga aktet që janë pjesë e dosjes nuk rezulton të jetë i përfshirë në këtë grup kriminal.

Në grupin e laboratorit të kokainës në Fier, u arrestuan mes të tjerësh Klajdi Kodra, Bledar Matoshi, Kid Koshena dhe Redion Meshi. Në kuadër të operacionit u arrestuan 10 shqiptarë e dy kolumbianë që shërbenin si ekspertë në laboratorin e drogës.

Një sasi e madhe kokaine e cila kishte mbërritur nga vendet e Amerikës Latine, e kapur në Portin e Tivarit në Malin e Zi, ka zbuluar një laborator kokaine në fshatin Frakull i Madh të Fierit. Banesa ku u zbulua laboratori i kokainës, ishte në pronësi të ish-kryetarit të komunës së Farkullit, Viktor Çervanakut, i cili më vonë u arrestua. Për kokainën që përpunohej në banesën e Çervanakut, kujdesej një tjetër person, pasi vetë Viktor Çervenaku, jetonte në Tiranë.

Kokaina, e cila ishte e fshehur në 400 kg thasë me pleh kimik, e kapur në muajin korrik të këtij viti, është mbajtur nën vëzhgim./Dosja.al

 

kid koshena

Sondazh

Poll