Aktualitet

Plagosi aksidentalisht fqinjën me armë zjarri në këmbë, shoqërohet 67-vjeçari në Malësi të Madhe

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Marshejë të Malësisë së Madhe. E moshuara me inicialet D.R, është dëmtuar lehtë në këmbë me një saçme fisheku arme gjahu.

26 Maj 2023, 15:47 Nga A.B
Plagosi aksidentalisht fqinjën me armë zjarri në këmbë,
Policia

MALËSI E MADHE- Një 69-vjeçare është plagosur aksidentalisht me çifte nga fqinji i saj në Malësinë e Madhe. Policia thotë se e moshuara është qëlluar, teksa po kalonte në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Marshejë të Malësisë së Madhe. E moshuara me inicialet D.R, është dëmtuar lehtë në këmbë me një saçme fisheku arme gjahu.

69-vjeçarja ka marrë asistencë mjekësore në spital, ndërsa autori, personi me inicialet D. R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

malesi e madhe

Sondazh

Poll