Aktualitet

Flinin në godinën ku rritej kanabisi, policia gjermane arreston dy shqiptarë

Plantacioni me gjithsej 1800 bimë u zbulua të mërkurën, në një ndërtesë magazinimi

26 Maj 2023, 16:34 Nga m.s
Flinin në godinën ku rritej kanabisi, policia gjermane arreston dy
plantacioni me lende narkotike

GJERMANI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Gjermani, pasi akuzohen për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Mediat e huaja shkruajnë se shqiptarët, përkatësisht 31 dhe 41-vjeç, janë tashmë në paraburgim. Ata mësohet se janë pjesë e një grupi profesional kriminal shqiptar. 

Plantacioni me gjithsej 1800 bimë u zbulua të mërkurën, në një ndërtesë magazinimi. Gjatë kontrollit, dy personat u gjetën aty. Ata thuhet se u kanë siguruar bimëve tokë dhe plehra. Sipas policisë, dhomat e përdorura për këtë ishin të pajisura me sistem ajrimi dhe ndriçimi. U përdorën edhe pompat e ujitjes. Të dyshuarit thuhet se kanë nxjerrë në mënyrë të paligjshme energjinë e nevojshme nga rrjeti elektrik i sallave industriale ngjitur. 

Të dyshuarit ndoshta kanë jetuar në sallën në Geislingen

Dy të dyshuarit mësohet se kanë shërbyer si mbikëqyrës të objektit ku ndodhej droga. Shqiptarët, të cilët sipas policisë nuk kanë vendbanim të përhershëm në Gjermani, kishin përshtatur sallën për të fjetur. Pretendohet se ata mund të kenë jetuar atje për një kohë të gjatë, për t'u siguruar që bimët të rriteshin.

Bimët u sekuestruan nga policia dhe iu dërguan specialistëve të Policisë Kriminale Shtetërore në Shtutgart, për hetime të mëtejshme.

kanabis gjermani arrestohen dy shqiptare

Sondazh

Poll