Aktualitet

E moshuara tenton t'i japë fund jetës duke u hedhur nga ura në lumin Vjosa, të rinjtë vrapojnë për ta shpëtuar

Nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore.

26 Maj 2023, 15:03 Nga A.B
E moshuara tenton t'i japë fund jetës duke u hedhur nga ura
Ura

PËRMET- Një grua 70-vjeçare ka tentuar t'i japë fund jetës duke u hedhur nga ura në lumin Vjosë në hyrje të qytetit të Përmetit. Disa të rinj të gjendur rastësisht aty, janë hedhur gjithashtu në ujë për ta shpëtuar.

Ata kanë arritur ta nxjerrin nga lumi dhe e moshuara është dërguar në spital. Nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 14:15, në hyrje të qytetit të Përmetit, dyshohet se është vetëhedhur në lumin Vjosë, shtetasja F. D., rreth 75 vjeçe. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët në bashkëpunim me qytetarët, kanë bërë të mundur nxjerrjen e kësaj shtetaseje, nga ujërat e lumit.

Shtetasja F. D. u transportua në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

e moshuara ne permet permet

Sondazh

Poll