Aktualitet

RRITEN çmimet! Vendimet e Bordit: Benzina 6 lekë më shtrenjtë, rritet me 3 lekë nafta, gazi s'ndryshon

Nga sot, benzina do të tregtohet 6 lekë më shtrenjtë. Nga 163 lekë që ishte deri më tani, benzina do të shitet me 179 lekë për litër.

26 Maj 2023, 16:12 Nga A.B
RRITEN çmimet! Vendimet e Bordit: Benzina 6 lekë më
Foto ilustruese

TIRANË- Kur kanë kaluar dy javë nga përfundimi i zgjedhjeve në vend, vjen edhe rritja e çmimeve. Këtë radhë, Bordi i Transparencës ka rritur çmimet për benzinën dhe naftën.

Nga sot, benzina do të tregtohet 6 lekë më shtrenjtë. Nga 163 lekë që ishte deri më tani, benzina do të shitet me 179 lekë për litër. Ndërkohë, benzina është rritur me 3 lekë, nga 173 lekë që ishte do të tregtohet me 176 lekë.

Çmimi i gazit nuk ka ndryshuar dhe do të jetë 63 lekë për litër.

Vendim i Bordit të Transparencës- 26.05. 2023

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 26 Maj 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 82 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 26 Maj, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

bordi i transparences

Sondazh

Poll