Aktualitet

DETAJET/ U asfiksuan në fabrikën e prodhimit të kabujve në Bathore, zbulohet arsyeja e helmimit të punonjësve

Punonjësit mund të jenë helmuar nga ndonjë solucion gjatë punës, megjithatë rezultati përfundimtar pritet nga ISHP

26 Maj 2023, 15:51 Nga m.s
DETAJET/ U asfiksuan në fabrikën e prodhimit të kabujve në
foto ilustruese

TIRANË- Inspektorati Shëndetësor Shtetëror ka pezulluar punimet në fabrikën e prodhimit të kabujve në Bathore, pasi një ditë më parë 6 punonjës u asfiksuan në ambientet e punës.

Punonjësit u shtruan në spital, pasi shfaqën probleme me frymëmarrjen. Ata mund të jenë helmuar nga ndonjë solucion gjatë punës, raporton "Report Tv”, megjithatë rezultati përfundimtar pritet nga ISHP.

Në fabrikën në fjalë ka rreth 3 mijë punonjës. Kujtojmë këtu se grupi hetimor, ka sekuestruar kamerat e fabrikës ku gratë ishin të punësuara dhe pritet të vëzhgohen pamjet për të qenë më të qartë mbi ngjarjen e ndodhur.

Një ditë më parë u njoftua se disa punonjëse të një fabrike të prodhimit të kabujve elektrikë në Bathore të Tiranës, u paraqitën në ambientet e QSUT-së pasi kanë pasur shqetësime shëndetësore dhe kanë shfaqur shenja asfiksie.

 

fabrika ne bathore ishsh

Sondazh

Poll