Bota

Frikë nga protestuesit? Kryetari i Zubin Potokut qëndron në stacionin policor, s'tenton të futet brenda zyrës

Zeqiri u betua ditën e enjte si kryetari i Zubin Potokut.

26 Maj 2023, 15:12 Nga A.B
Frikë nga protestuesit? Kryetari i Zubin Potokut qëndron në
Banesa

KOSOVË- Kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri është duke qëndruar në stacionin policor të kësaj komune, për arsye të sigurisë. Zeqiri, ishte tërhequr nga tentimi për të hyrë në objektin e Komunës. Ai u betua gjatë së enjtes si kryetari i ri i kësaj komune.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina.

Kjo protestë po bëhet në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe./Dosja.al

izmir zeqiri tensione ne veri te kosoves

Sondazh

Poll