Sulmi në klinikën mjekësore të Dnipro-s/ Momenti kur të lënduarit e gjakosur nxirren nga ambjenti i përfshirë nga flakët
pamje nga spitali UKRAINË- Të paktën dy persona janë vrarë dhe 23 janë plagosur nga një sulm me raketë në...
Asnjë prej efektivëve të policisë nuk ka pësuar lëndime.
Gjashtë shtetas të huaj, sirianë dhe algjerianë janë arrestuar në kufirin Shqipëri-Kosovë, pasi kanë qëlluar me armë në drejtim të policisë. Ngjarja është shënuar mbrëmjen e së enjtes. Policia e Shqipërisë ka njoftuar homologët kosovarë se një automjet me klandestinë po kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme. Ata bënë të ditur se trafikantët që po bënin transportimin e klandestinëve kanë qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë.
Asnjë prej efektivëve të policisë nuk ka pësuar lëndime.
"Plumbat përshkuan veshjet e dy efektivëve, por fatmirësisht nuk janë në rrezik për jetën,"- thuhet në njoftimin e policisë së Kukësit. Sipas tyre janë arrestuar 5 shtetas me origjinë siriane dhe 1 algjeriane, të moshave nga 20 deri 40 vjeç, ndërsa një tjetër algjerian është shpallur në kërkim. Ata akuzohen për veprat penale "Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".
Sipas policisë ky grup i armatosur organizonin dhe drejtonin veprimtarinë kriminale të kalimit të paligjshëm të emigrantëve nga vendet e treta, përmes kufijve të gjelbër, mes Greqisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë. Latif Hoxha, shef i sektorit të operatores për mbikëqyrjen e kufirit Kosovë-Shqipëri tha se "kanë qenë grup i organizuar”. Sipas tij, personi i shpallur në kërkim ka qenë i proceduar më parë nga policia e Kosovës dhe e Shqipërisë, si dhe ka qenë i arrestuar.
"Personat që kanë qenë duke ardhur, në momentin e takimit vizual me policinë e Kosovës, janë kthyer nga policia shqiptare, ndaj të cilëve kanë gjuajtur. Në pamundësi për t’u futur në Kosovë e për t’u kthyer mbrapa kanë përdorur gjuajtjet për të shpëtuar. Në momentin e parë janë ndaluar 3 persona nga ana e policisë së Shqipërisë. Katër të tjerë ikën në pjesën e sipërme, në atë të vështirë malore, është krehur tereni në të dyja anët. Në pjesën e Shqipërisë kanë qenë të përfshira të gjitha njësitë. Më vonë nga policia shqiptare kemi marrë konfirmimin se janë arrestuar dhe 3 të tjerë. Ne nuk kemi gjuajtur. Vetëm ata kanë gjuajtur,"- tha Hoxha.
Operacioni i quajtur “Strukturimi”, po vazhdon për gjetjen e armëve të zjarrit të përdorura në këtë rast, si dhe për kapjen e shtetasit algjerian të shpallur në kërkim./REL
pamje nga spitali UKRAINË- Të paktën dy persona janë vrarë dhe 23 janë plagosur nga një sulm me raketë në...
Elbert Krasniqi KOSOVË- Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi pas situatës së tensionuar në tri komunat ver...
Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi HAGË- Michael Doyle, zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, informoi në një seancë ...
pamje nga protesta KOSOVË- Pasi situata në veri është agravuar, një reagim ka ardhur nga shefi i kabinetit të Presi...
Ilir Peci KOSOVË- Pas protestave masive nga serbët, gazi lotësjellës dhe të shtënat e armëve, kryetari i ri i Komunë...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka nënshkruar një urdhër p&e...
Makina KOSOVË- Të shtëna me armë janë dëgjuar në Zveçan ndërsa janë djegur edhe makina të pol...
KOSOVË- Situata në veri të Kosovës është agravuar. Në video turma e njerëzve shihet teksa shpërndahet pas t&...
Vjosa osmani Osmani paralajmëron sërish zgjedhje në veri. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Kishinau i Moldavisë ka njoftu...
pamje nga rreshjet SPANJË- Reshjet e shiut në Spanjë goditën bregdetin juglindor të vendit pas një thatësire të...