Bota

Tensionet në veri të Kosovës, Krasniqi: Do sigurojmë kryerjen e detyrimit ligjore e kushtetues për kryetarët e rinj

Krasniqi ka thënë se kryetarët do të kenë mbështetjen tonë të plotë në përmbushjen e obligimeve që u takojnë atyre.

26 Maj 2023, 14:48 Nga A.B
Tensionet në veri të Kosovës, Krasniqi: Do sigurojmë
Elbert Krasniqi

KOSOVË- Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi pas situatës së tensionuar në tri komunat veriore Zveçan, Leposaviç e Zubin-Potok, ka thënë se është institucionet qendrore e kanë obligim që t’ua sigurojnë kryetarëve të rinj përmbushjen e obligimeve të tyre “kushtetuese dhe ligjore”.

Krasniqi ka thënë se kryetarët do të kenë mbështetjen tonë të plotë në përmbushjen e obligimeve që u takojnë atyre.

Ata janë zotuar që do t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim. Si ministri dhe institucione qendrore japim mbështetjen tonë të plotë në përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore të kryetarëve të rinj”.

“E si institucione qendrore e kemi obligim që t’ua sigurojmë dhe mundësojmë përmbushjen e këtyre obligimeve. Komuna është e qytetarëve. Qytetarët nuk mund të mbeten pa komunë”, ka shkruar Krasniqi.

Çka po ndodh në Veri të Kosovës?

Në mesditën e sotme në katër komunat me shumicë serbe në Veri të Kosovës u dëgjuan sirena alarmi si paralajmërime për serbët lokal të cilët më pas bllokuan qasjen për në objektet komunale të Komunës së Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut. Arsyeja e lëshimit të alarmit dhe rrjedhimisht tubimit të serbëve lokal në ndërtesat e Kuvendeve Komunale ka për qëllim pengimin e kryetarëve të rinj të cilët kanë tentuar të hyjnë në hapësirat e komunave./Dosja.al

tensione ne veri te kosoves elbert krasniqi

Sondazh

Poll