Bota

Në ditën e parë të punës u prit me PROTESTA! Kryetari i Komunës së Zveçanit arrin të futet brenda zyrës

Sot qytetarët serbë janë mbledhur për të kundërshtuar hyrjen në Komunë të kryetarit të ri të zgjedhur në prill.

26 Maj 2023, 14:38 Nga A.B
Në ditën e parë të punës u prit me PROTESTA! Kryetari i
Ilir Peci

KOSOVË- Pas protestave masive nga serbët, gazi lotësjellës dhe të shtënat e armëve, kryetari i ri i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka treguar se aktualisht është brenda objektit të kësaj komune. 

Ai tha se është dita e parë e punës së tij dhe është duke e ushtruar funksionin e tij si kryetar në këtë komunë. Sot qytetarët serbë janë mbledhur për të kundërshtuar hyrjen në Komunë të kryetarit të ri të zgjedhur në prill.

Policia ka konfirmuar se po asistojnë kryetarët e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut për të ushtruar të drejtën e tyre në punë në objektet zyrtare të komunave. Edhe ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi ka thënë se sot fillon dita e parë e punës së kryetarëve të katër komunave veriore të Kosovës pas dhënies së betimit të tyre një ditë më parë.

Arsyeja e lëshimit të alarmit dhe tubimit të serbëve lokal në ndërtesat e Kuvendeve Komunale ka për qëllim pengimin e kryetarëve të rinj që të futen në hapësirat e komunave./Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll