Bota

Tensionet në veri! Vuçiç nënshkruan urdhrin: Ushtria të jetë të gatishmëri! Lëvizni drejt Kosovës

Vuçiç, ka vendosur të ndërmarrë këtë hap për shkak të dhunës që po ndodh në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.

26 Maj 2023, 14:17 Nga A.B
Tensionet në veri! Vuçiç nënshkruan urdhrin: Ushtria
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka nënshkruar një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë në nivelin më të lartë dhe i urdhëruan që të lëvizin urgjentisht në drejtim të vija administrative me Kosovën.

Vuçiç, ka vendosur të ndërmarrë këtë hap për shkak të dhunës që po ndodh në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Po ashtu, kreu i shtetit i kërkoi NATO-s që urgjentisht të ndalojë dhunën ndaj serbëve.

Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës dhe bomba ndaj protestuesve në Zveçan, ndërsa në Leposaviç rruga është bllokuar nga një kamion./Dosja.al

 

aleksander vucic tensione ne veri te kosoves

Sondazh

Poll