Bota

Digjet një makinë e Policisë së Kosovës në Zveçan (Video)

Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët para objektit të Komunës së Zveçanit.

26 Maj 2023, 14:04 Nga A.B
Digjet një makinë e Policisë së Kosovës në
Makina

KOSOVË- Të shtëna me armë janë dëgjuar në Zveçan ndërsa janë djegur edhe makina të policisë. Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët para objektit të Komunës së Zveçanit. Më herët, policia njoftoi se po asiston kryetarët e zgjedhur për të hyrë në objektet komunale.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina.

Kjo protestë po bëhet në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll