Sport

Kontrata “e artë” e drejtoreshës së re greke, që ka në duar ‘fatin’ e Jose Mourinhos

“Calcio e Finanza” ka zbuluar shpërblimin e drejtoreshës së re të Romës, Lina Suluko, e cila u emërua pasi drejtuesit e ‘verdhekuqve’ vendosën të ndanin rrugët me Pietro Berardin.

26 Maj 2023, 15:14 Nga DOSJA
Kontrata “e artë” e drejtoreshës së re greke, që

ITALI - Më 18 prill u bë e ditur se ish-drejtoresha menaxhuese e Olympiakos, Lina Souloukou, do të jetë tashmë në “timonin” e Romës! Avokatja greke fitoi besimin e ‘verdhekuqve’ dhe zëvendësoi drejtorin e mëparshëm të skuadrës, Pietro Berardi. Në fakt, ajo tashmë ka marrë përsipër të gjejë formulën e duhur që Jose Mourinho të qëndrojë në stolin e skuadrës.

Në të njëjtën kohë, faqja italiane “Calcio e Finanza” zbulon kontratën e saj... “të artë” me romakët, pasi citon biografinë e saj. Ndaj fillimisht i referohet studimeve të saj dhe biografisë së pasur të zyrtares greke. E lindur në vitin 1983 në Larisa, pas studimeve për drejtësi me specializim në të drejtën sportive (gjatë së cilës, ndër të tjera, ka punuar në Departamentin e Kontrollit Antidoping të Lojërave Olimpike Athinë 2004) dhe Master në Drejtësi dhe Administrim Sporti në Universiteti Politeknik i Madridit, filloi një karrierë në futboll, në të cilën punon për më shumë se 15 vjet.

Në vitin 2016 ajo iu bashkua Olympiacos, si shefe e Çështjeve Institucionale dhe Ligjore dhe më shumë se një vit më vonë, u bë menaxhere e përgjithshme, përpara se të emërohej CEO në 2018, një rol që e mbajti deri në qershor 2022. Gjithashtu në 2019, ajo u emërua anëtare e Bordit Ekzekutiv të Unionit të Klubeve Evropiane (ECA), post që e mban edhe sot e kësaj dite

Më pas jepen informacione për kompetencat e saj të sakta, por edhe të ardhurat e saj.  Javët e fundit u mbajt një mbledhje e bordit drejtues të ‘verdhekuqve’, ku u miratua emërimi i Lina Sulukou, si drejtoreshë e re drejtuese, sipas dokumenteve të konsultuara nga “Calcio e Finanza”.

Në procesverbalin e bordit, theksohen detyrat e drejtorit menaxhues dhe menaxherit të përgjithshëm, si dhe përgjegjësitë që kanë të bëjnë kryesisht me menaxhimin dhe zhvillimin e kompanisë, si dhe "projekti strategjik për ndërtimin e stadiumit të ri". Gjithashtu, kompetencat e zonjës Souloukou kanë të bëjnë, ndër të tjera, me nënshkrimin e kontratave deri në 500 mijë euro për menaxhimin e klubit dhe deri në 3 milionë euro për kontratat e performancës sportive, si dhe përfaqësimin e klubit në marrëdhëniet me shoqatat sportive (nuk është rastësi që ditët e fundit ajo debutoi në një takim të Lega Serie A).

Për përgjegjësitë e sipërpërmendura, Lina Sulukou do të ketë një shpërblim fiks prej 800 mijë euro neto si drejtoreshë menaxhuese dhe 50 mijë euro shtesë neto si menaxhere e përgjithshme, me një përqindje nga 50% deri në 75% të shpërblimit fiks si shpërblim variabël, lidhur me arritjen e objektivave të caktuara. Përveç kësaj, ofrohen disa përfitime të tilla si një kompensim jetese (shuma bruto vjetore prej 125 mijë euro) dhe gjashtë bileta ajrore vajtje-ardhje ndërmjet Romës dhe Athinës për familjen çdo vit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll