Sport

“Edhe duke ecur, Leo Messi e kupton futbollin më mirë se kushdo”

Edhe pse skuadra e tij është në një pozicion të vështirë për të shpëtuar veten, Frédéric Antonetti, trajneri i Strasburgut, i cili do të përballet me PSG-në të shtunën, vlerëson dhe mbron argjentinasin.

26 Maj 2023, 14:08 Nga DOSJA
“Edhe duke ecur, Leo Messi e kupton futbollin më mirë se

FRANCE - Frédéric Antonetti, trajneri i Strasburgut, tha dje në një konferencë për shtyp se "shpëtimi nuk është ende i siguruar matematikisht" në Ligue1. Ai shtoi megjithatë se skuadra e tij është "në një situatë shumë të favorshme", gjashtë pikë më shumë se Nantes, që shënon zonën e rënies me dy raunde përpara.

Strasburgu do të përballet këtë të shtunë me Paris-Saint-Germain, liderin i Ligue 1. “Ata janë më të fortë se ne, ne e dimë këtë”,- konfirmoi trajneri 61-vjeçar, i cili megjithatë siguron se nuk ka “asnjë kompleks nga kjo”. 

Më pas ai iu rikthye kritikave për lojën e ofruar nga klubi parizien. “Kur analizoj PSG-në, është një kënaqësi e vërtetë të shoh që ata luajnë”,- tha ai para se të linte mënjanë kritikat ndaj Leo Messit. "Messi është futboll, ai është “Zoti futbolli”. Ai merr frymë nga futbolli. Është e vërtetë që ecën pak, por edhe duke ecur, ai e kupton futbollin më mirë se kushdo".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll