Sport

E ardhmja e Zinedin Zidane? "Ai nuk është i gatshëm të pranojë gjithçka"...

"Ai nuk do të humbasë rrugën e tij në një klub që nuk i intereson, që nuk i pëlqen, ku nuk është në gjendje të transmetojë njohuritë e tij për futbollin, pasionin e tij," thotë Christophe Dugarry në 'Rothen s'enflamme' të RMC.

26 Maj 2023, 11:42 Nga DOSJA
E ardhmja e Zinedin Zidane? "Ai nuk është i gatshëm të

FRANCE - Që kur u largua nga Real Madridi, Zinedine Zidane ka qenë i lidhur me skuadra të shumta. Së fundmi emri i tij ka tingëlluar për Juventus, PSG, Olympique Marseille... Megjithatë, për momentin francezi vazhdon të presë me qetësi kohën e duhur dhe klubin e duhur për t'u rikthyer.

Në programin 'Rothen s'enflamme' të RMC, të ftuarit ata dhanë disa të dhëna për të ardhmen e Zidande. Christophe Dugarry, një ish-futbollist që u shpall kampion bote së bashku me Zinedine, shpjegoi se çfarë mendon për të ardhmen e Zizou.

"Ai ka kriteret dhe dëshirat e tij. Të stërvitesh për hir të stërvitjes nuk do të thotë asgjë, ose bëhesh zyrtar i futbollit. Ai është akoma i pasionuar, ka treguar atë që dëshiron, nuk ka fshehur, por nuk është i gatshëm të pranojë gjithçka", siguroi ai.

Te Real Madridi, mes titujve të tjerë, Zidane fitoi tre tituj të Champions League, gjë që sipas Dugarryt i jep të drejtën e zgjedhjes: "Ai ka avantazhin që ka triumfuar. Ai i ka kapërcyer të gjitha fazat, ose pothuajse të gjitha, me sukses. Ai nuk do të humbasë rrugën në një klub që nuk i intereson, që nuk i pëlqen, ku nuk është i aftë të transmetojë njohuritë e tij për futbollin, pasionin e tij”.

"Unë nuk dua ta shoh Zidane pa një klub. Mendoj se futbolli ka nevojë për trajnerë si ai," tha Jérôme Rothen. Gjithsesi, tani për tani, do të duhet të presim për të parë sërish Zinedine të ulur në një stol.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll