Sport

Liverpool i shkatërruar, Salah lë një mesazh të tmerrshëm pas dështimit të ‘Reds’ për t'u kualifikuar në Champions League

Mohamed Salah ka reaguar ndaj dështimit të Liverpool për t'u kualifikuar në Champions League e ardhshëm.

26 Maj 2023, 10:19 Nga DOSJA

Liverpool i shkatërruar, Salah lë një mesazh të

ANGLI - Tashmë është zyrtare, Liverpool nuk do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm. 

Ndërkohë që Manchester United arriti të fitojë me Chelsean (4-1) mbrëmë, klubi Mersey nuk do të jetë pjesë e salloneve të mëdha të kompeticioneve evropiane, ai që ishte sistematikisht i pranishëm aty që nga sezoni 2017-2018. 

Një dështim që e ka shkatërruar totalisht Mohamed Salah. Në rrjetet e tij sociale, ndërkombëtari egjiptian u kërkoi falje tifozëve të Reds: "Jam i shkatërruar. Nuk ka asnjë justifikim për këtë. Ne kishim gjithçka që na nevojitej për të shkuar në Champions League dhe dështuam.

Liverpool i shkatërruar, Salah lë një mesazh të

Ne jemi Liverpool dhe kualifikimi për këtë kompeticion është minimumi i thjeshtë. Më vjen keq, por është shumë herët për një postim të lumtur apo optimist. Ju u zhgënjet dhe ne gjithashtu."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll