Sport

Arrestohen përgjegjësit që shkaktuan rrëmujën vdekjeprurëse në El Salvador

Pesë vetë u arrestuan të enjten në El Salvador pas rrëmujës vdekjeprurëse që vrau 12 persona të shtunën e kaluar.

26 Maj 2023, 10:45 Nga DOSJA
Arrestohen përgjegjësit që shkaktuan rrëmujën

SALVADOR - Prokuroria publike e El Salvadorit ka urdhëruar arrestimin e pesë personave të dyshuar si përgjegjës për rrëmujën në stadiumin Cuscatlan në kryeqytetin e vendit, që vrau 12 tifozë në ndeshjen e dytë të çerekfinales mes Alianza FC dhe Sports Club.

Prokuroria vlerësoi si përgjegjës tre drejtues të ekipit të Alianza FC, duke përfshirë presidentin, menaxherin e sigurisë dhe menaxherin financiar, si dhe menaxherin e përgjithshëm të “Estadios Deportivos de El Salvador” (EDESSA) dhe menaxherin e çelësave të stadiumit, të cilët do të procedohet për vrasje me faj, plagosje me faj dhe shkelje të rendit publik.

“Neglizhenca në organizim dhe lakmia, përmes mbishitjeve të biletave, gjeneroi një ortek njerëzor që shkaktoi humbje jete, si dhe lëndime dhe rrezikoi sigurinë e pjesëmarrësve. Ata do të sillen para drejtësisë në ditët në vijim ,” tha zyra e prokurorit në Twitter të enjten.

Sipas hetimeve të institucionit, portat e parashikuara nuk ishin të mjaftueshme për numrin e mbështetësve dhe hyrjet nuk ishin hapur sa duhet për hyrje të rregullt dhe të sigurt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll