Sport

Jose Mourinhos nuk i del 'e keqja' me klubin londinez: “Jam i lidhur me të gjitha skuadrat që kam trajnuar, përveç Tottenhamit”…

Trajneri portugez me përvojë, Jose Mourinho, ka zbuluar se Tottenham Hotspur është skuadra e vetme në karrierën e tij si trajner, me të cilën ai nuk ka qenë i lidhur emocionalisht.

26 Maj 2023, 11:56 Nga DOSJA
Jose Mourinhos nuk i del 'e keqja' me klubin londinez: “Jam i

ITALI - Jose Mourinho, duke folur në konferencën e tij për shtyp përpara finales së Evropa League kundër Sevillas të javës së ardhshme, tha se ai do të jetë "përgjithmonë i lidhur me Romën".

60-vjeçari listoi Porton, Interin, Chelsean, Real Madridin dhe Manchester Unitedin, si klube ku ai ende “ndjen një lidhje”, por tha se Spurs ishin përjashtim. “Shpresoj që tifozët e Tottenham të mos më keqkuptojnë, por i vetmi klub në karrierën time për të cilin ende nuk kam ndjenja të thella është Tottenham”,- tha Mourinho. 

“Ndoshta sepse stadiumi ishte bosh, për shkak të Covid. Ndoshta sepse zoti Levy nuk më la të luaja në një finale dhe të fitoja një trofe”.

Kujtojmë se Mou u shkarkua nga Spurs në prill 2021 pas 17 muajsh, gjashtë ditë para finales së Carabao Cup, të cilën e humbën ndaj Manchester City nën drejtimin e përkohshëm të Ryan Mason.

“Është i vetmi, me të gjitha klubet e tjera ndiej një lidhje. Ndoshta njerëzit do të thonë se nuk mund të duash çdo klub. Po, e dua çdo klub!”,- shtoi Mourinho.

"Me Romën, ne do të jemi të lidhur përgjithmonë, si të gjitha skuadrat e mia të mëparshme, përveç klubit të z. Levy,"- tha portugezi.

Komentet e tij erdhën, pasi trajneri i Feyenoord, Arne Slott i dha fund spekulimeve për një lëvizje të mundshme në skuadrën e Premier League të Spurs. Slott, i cili udhëhoqi klubin e Roterdamit drejt titullit holandez këtë sezon, tha se ai po diskuton një zgjatje të kontratës dhe "dëshira ime është të qëndroj në Feyenoord".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll