Sport

Neville ironizon me ‘Blutë’: "Felix? Chelsea nënshkroi me të gjithë, përveç lojtarit që duhet të kishte opsionin për ta blerë”...

Ish-mbrojtësi anglez vlerëson reprezentuesin portugez dhe tregon me gisht ‘blutë’ e Londrës

26 Maj 2023, 11:13 Nga DOSJA
Neville ironizon me ‘Blutë’: "Felix? Chelsea

ANGLI - Këtë të enjte, gjatë humbjes së pësuar nga Chelsea në shtëpinë e Mançester Junajtid (4-1), ish-mbrojtësi anglez Gary Neville kishte lëvdata për João Félix, i cili shënoi golin e vetëm të bluve në ndeshje pas një vërshimi nga mesfusha. 

Ish-lojtari i “Djajve të kuq”, në rolin e opionistit sportive, thotë se nuk e kupton se si londinezët nuk kanë përfshirë një opsion blerjeje në marrëveshjen e huazimit të portugezit.

“Chelsea ka nënshkruar me të gjithë, përveç lojtarit të vetëm që duhet të kishte opsionin për të blerë...”,- iu referua anglezi për ‘Sky Sports’.

“João Félix është një lojtar serioz. Vetëm mënyra se si ai lëviz me topin duket ndryshe. Ai ka shumë kontroll dhe klas, si dhe një goditje të mirë. Ai kishte opsione përpara, por mendoi të shkonte vetëm dhe përfundoi mirë”,- shtoi ai.

Kujtohet se João Félix mbërriti te Chelsea në janar të këtij viti, në formë huazimi deri në fund të sezonit, që kushtoi 11 milionë euro arkës së klubit. Lojtari i kombëtares portugeze i përket stafit të Atlético Madrid.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll