Sport

Në shenjë proteste, Diakbi refuzoi të pozonte me mesazhin antiracist të La Ligës

Mukhtar Diakabi refuzoi të fotografohej me banderolën kundër racizmit, të mbajtur nga lojtarët e Mallorca dhe Valencia, në shenjë proteste ndaj La Ligës, për incidentin e tij racist.

26 Maj 2023, 09:45 Nga DOSJA
Në shenjë proteste,  Diakbi refuzoi të pozonte me mesazhin

SPANJE - Përplasja e Mallorcas me Valencian përfshinte një banderolë të madhe anti-raciste përpara fillimit të ndeshjes, e cila u mbajt nga lojtarët e të dy skuadrave dhe gjyqtarët, me një përjashtim.

Mukhtar Diakabi zgjodhi të mos merrte pjesë në këtë ngjarje, si një mënyrë për të protestuar për incidentin, në të cilin ai vetë ishte viktimë e racizmit, ndërkohë që kishte marrë mbështetjen e La Ligës.

Ishte në prill të vitit 2021 kur Valencia luajti si mysafir ndaj Cádiz dhe gjatë lojës, Juan Cala i skuadrës vendase dyshohet se abuzoi në mënyrë racore nga mbrojtësi senegalez të Valencias.

Lojtarët e Valencias u larguan nga fusha, ndeshja u ndërpre përkohësisht, por mysafirët u rikthyen dhe në fund vazhduan lojën, pa Diakbin në formacion.

La Liga ka nisur një hetim për incidentin, me Diakbi që pretendon se kundërshtari i tij e quajti atë "s***" të zi, gjë të cilën e ka mohuar më pas. Liga nuk gjeti prezumim fajësie ndaj Calas dhe e pushoi çështjen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll