Bota

Haradinaj: Ka rritje të AAK-së, e rëndësishme që ia ktheva mandatin popullit

6 Tetor 2019, 17:43 Nga DOSJA
Haradinaj: Ka rritje të AAK-së, e rëndësishme që ia

KOSOVË- Kandidati për Kryeministër, Ramush Haradinaj, pas mbylljes së votimeve ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka thënë se partia e tij ka rritje në këto zgjedhje. Ai nuk përmendi shifra apo të komentonte rezultatin, por tha se ka bërë mirë që mandatin ja ktheu popullit.

Rezultatet kanë filluar që të publikohen por nuk do t’i komentoj. Janë tri momente të duhet të theksohen janë se Kosova ka treguar pjekuri politike, zgjedhjet kanë shkuar më mënyrën më të mirë të mundshme. Vlen të theksohet se këtë herë është votuar vetëm me dokumente të Kosovës dhe ajo që është më e rëndësishme është që mandati është më i sigurtë kur i kthehet popuilit në një tension politik sikur që është. Besoj që ky standard do të aplikohet. Vërejmë rritje për AAK, por s’mund të japim rezultatet ende. Fakti që kanë dalë më shumë është dëshmia që ia ka vlejtur që t’i kthehet mandati popullit”, ishte kjo një pjesë e fjalës së Haradinajt.

Ditën e sotme Kosova zgjedh deputetët e saj të rinj në Kuvend. Plot 1.9 milion qytetarë do të duhet të zgjedhin 4 koalicioneve, 20 partive politike dhe 1 kandidati të pavarur për t’i drejtuar në katër vitet e ardhshme.  Postin e kryeministrit po e synojnë 7 kandidatë nga subjekte të ndryshme politike, mes tyre edhe një grua.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ramush haradinaj zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 ramush haradinaj zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll