Bota

Zgjedhjet/ Katër të arrestuar në Prizren, fotografuan votën

6 Tetor 2019, 12:15 Nga DOSJA
Zgjedhjet/ Katër të arrestuar në Prizren, fotografuan votën

PRISHTINË- Teksa në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet parlamentare, ka pasur edhe probleme në mbarëvajtjen e tyre. Së fundmi sipas mediave kosovare është mësuar që katër persona janë arrestuar në Prizren pasi dyshohet që kanë fotografuar votën.

Lajmi është konfirmaur edhe nga zëdhënësi i Policisë së Prishtinës, Vesel Gashi.

“Mund të ju konfirmoj se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me prokurorinë kemi ndaluar katër persona të cilët dyshohet se kanë keqpërdorur votën”, është shprehur ai.

Ndërkohë 4 të arrestuarit po intervistohen, ndërkohë që sipas urdhërit të prokurorit  të arrestuarit  do të procedohen edhe më tej.

Ditën e sotme Kosova zgjedh deputetët e saj të rinj në Kuvend. Plot 1.9 milion qytetarë do të duhet të zgjedhin 4 koalicioneve, 20 partive politike dhe 1 kandidati të pavarur për t’i drejtuar në katër vitet e ardhshme.  Postin e kryeministrit po e synojnë 7 kandidatë nga subjekte të ndryshme politike, mes tyre edhe një grua.

A.C/Dosja.al  

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti arrestohen 4 persona kosove prizren zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 albin kurti arrestohen 4 persona kosove prizren zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll