Bota

Zgjedhjet në Kosovë, arrestohet përkrahësi i Vetëvendosjes në Prizren për blerje votash

6 Tetor 2019, 12:55 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë, arrestohet përkrahësi i

KOSOVË- Një përkrahës i Vetëvendosjes në Prizren është arrestuar në flagrancë nga Policia, pasi u kap duke blerë vota. Sipas mediave në Kosovë kanë qenë disa vëzhgues të PDK-së që bënë të mundur evidentimin e rastit duke thirrur edhe policinë.

Me të mbërritur Policia në vendin e ngjarjes bëri të mundur arrestimin e personit në fjalë.

PDK dënoi ashpër sjelljen e aktivistëve të Vetëvendosjes, duke iu bërë thirrje edhe vëzhguesve të subjekteve tjera politike dhe OJQ-ve, monitorues të zgjedhjeve, t’i raportojnë rastet e tilla.

“Vota e secilit është e shenjtë dhe nuk do të lejohet, që askush të abuzojë me të drejtën legjitime të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Ditën e sotme Kosova zgjedh deputetët e saj të rinj në Kuvend. Plot 1.9 milion qytetarë do të duhet të zgjedhin 4 koalicioneve, 20 partive politike dhe 1 kandidati të pavarur për t’i drejtuar në katër vitet e ardhshme.  Postin e kryeministrit po e synojnë 7 kandidatë nga subjekte të ndryshme politike, mes tyre edhe një grua.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni arrestohet votuesi kosova ne zgjedhje zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 arrestohet votuesi kosova ne zgjedhje zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll