Bota

Mezi mbahej në këmbë, voton 109-vjeçarja në Prizren, e shoqëron prej krahu nipi (FOTO)

6 Tetor 2019, 12:33 Nga DOSJA
Mezi mbahej në këmbë, voton 109-vjeçarja në Prizren,

KOSOVË-  Ka jetuar më  shumë se një shekull, dhe sot në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, një 109-vjeçare nga Zhuri i Prizrenit, ka shkuar të votojë në qendrën e votimit.

109-vjeçarja Xhemile Susuri e shoqëruar nga nipi i saj ka arritur të marrë pjesë në votime, duke kryer detyrën e saj si qytetare e Kosovës në dhënien e votës së saj.

Pasi votoi  gruaja  e moshuar ka përshëndetur të gjithë vëzhguesit e komisionerët duke e duartrokitur, e më pas ajo është shprehur:  -Ditën e mirë e veç gëzim paçi.

Ditën e sotme Kosova zgjedh deputetët e saj të rinj në Kuvend. Plot 1.9 milion qytetarë do të duhet të zgjedhin 4 koalicioneve, 20 partive politike dhe 1 kandidati të pavarur për t’i drejtuar në katër vitet e ardhshme.  Postin e kryeministrit po e synojnë 7 kandidatë nga subjekte të ndryshme politike, mes tyre edhe një grua.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni voton 109-vjeçarja xhemile susuri zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 voton 109-vjeçarja xhemile susuri zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll