Bota

Serbi dhe bashkëshortja e tij, votojnë në zgjedhjet parlamentare me dokumenta kosovare

6 Tetor 2019, 13:05 Nga DOSJA
Serbi dhe bashkëshortja e tij, votojnë në zgjedhjet parlamentare

KOSOVË-  Ditën e sotme  në zgjedhjet Parlamentare të Kosovës ka marrë  pjesë edhe kryetari i LSL-së, Sllobodan Petroviqi, me origjinë serbe. Petroviqi është shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, ku lajmi është bërë i ditur RadioKim në gjuhën serbe, shkruajnë mediat kosovare.

Qendra e votimit ku serbi me bashkëshorten e tij ka votuar, ka qenë në Llapnasellë, teska mësohet se nuk ka pasur probleme dhe parregullsi në mbarëvajtjen e votimeve deri në këtë orë.

“Nuk janë vënë re kurrfarë gabimesh, materiali ka arritur me kohë, para hapjes së vendvotimit. Është dërguar një sasi më e madhe listash të votimit në krahasim me numrin e votuesve. Ky është vendvotim për banorët e Llapnasellës, por ka mjaft raste që në vendvotimin numër tre të vijnë shumë votues që votojnë me kusht. Dokumentet që i merr në konsideratë komisioni në vendvotim janë vetëm letërnjoftimet e Kosovës”.-  është shprehur menaxheri i qendrës zgjedhore në Llapnasellë, Lubisha Karaxhiq.

Ditën e sotme Kosova zgjedh deputetët e saj të rinj në Kuvend. Plot 1.9 milion qytetarë do të duhet të zgjedhin 4 koalicioneve, 20 partive politike dhe 1 kandidati të pavarur për t’i drejtuar në katër vitet e ardhshme.  Postin e kryeministrit po e synojnë 7 kandidatë nga subjekte të ndryshme politike, mes tyre edhe një grua.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni serbi voton me dokumenta kosovare zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 serbi voton me dokumenta kosovare zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll