Bota

Microsoft: Hakerët iranianë synojnë të shkatërrojnë fushatën zgjedhore 2020, të Trump-it

6 Tetor 2019, 15:41 Nga DOSJA
Microsoft: Hakerët iranianë synojnë të

SHBA –Mediat e huaja shkruajnë se dyshohet që një grup hakerësh janë lidhur me qeverinë iraniane, dhe janë përpjekur të kenë akses në adresat e postave elektronike të të gjithë stafit  të Presidentit amerikan Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore në SHBA.

Megjithatë kjo tentativë ka dështuar, raporton Reuters bazuar  në burimet e afërta.

Edhe kompania  ‘Microsoft’ kohë më parë ka raportuar  se janë parë aktivitete kibernetike nga grupi “Fosfori” me bazë në Iran.

Sipas  Microsoft mbi 200 llogari të postës elektronike janë shënjestruar nga hakerët, ku një pjesë e tyre janë adresa  të stafit që kanë lidhje fushatën zgjedhore presidenciale në SHBA, shkruajnë mediat e huaja.

 “Synimet që u vunë në shënjestër janë të lidhura me fushatën presidenciale të SHBA-së, zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm amerikanë, gazetarë që ndjekin politikën botërore dhe iranianë të shquar që jetojnë jashtë Iranit,” deklaron Microsoft.

Ndërkohë një prej zëdhënësve të fushatës së Trump u shpreh se nuk kanë  kuptuar dhe as nuk kanë qenë në dijeni  se adresat e tyre të postës elektronike janë pikasur nga hakerët iranian.

Burimi: nytimes 

A.C/Dosja.al  

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota fushata e trump hakerat iranian microsoft fushata e trump hakerat iranian microsoft

Sondazh

Poll