Aktualitet

Donin të kalonin ilegalisht kufirin, arrestohen 2 turq në Sarandë, çfarë iu gjet në varkë

6 Tetor 2019, 12:03 Nga DOSJA
Donin të kalonin ilegalisht kufirin, arrestohen 2 turq në

SARANDË– Dy shtetas turq janë arrestuar nga Policia Kufitare pasi janë kapur në portin e Sarandës me dokumenta false duke tentuar të kalonin kufirin.

Në prangat e Policisë kanë rënë: N.I., 31 vjeç dhe E.A., 40 vjeç, të dy banues në Bodrum të Turqisë.

Pas kontrolleve të ushtruara në anijen e ankoruar në Portin e Sarandës me kapiten 40-vjeçarin u gjet i fshehur i arrestuari i dytë, i cili kishte me vete dokumenta të falsifikuara.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sarandë

Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas turq:

• N.I., 31 vjeç, banues në Bodrum,Turqi.
• E.A., 40 vjeç, banues në Bodrum, Turqi.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin e Krimit pranë Komisariatit Sarandë, pas hetimeve dhe verifikimeve të kryera, si dhe pas kontrollit të ushtruar në anijen e ankoruar në Portin e Sarandës me kapiten shtetasin E.A, ka rezultuar se është gjetur i fshehur brenda këtij mjeti lundrues shtetasi N.I, ku pas kontrollit personal këtij të fundit i janë gjetur dokumenta të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit N.I për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, si dhe në ngarkim të shtetasit E.A për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Nuk dihet nëse dy turqit kanë lidhje me bashkëkombasin e tyre të zhdukur, varka e të cilit u gjet në portin e Shëngjinit. Nga trajektorja e rindërtuar e jahtit, mësohet se turku ka kaluar më parë në Sarandë, ndoshta për të marrë dikë me vete.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen turqit ne sarande policia kufitare sarande arrestohen turqit ne sarande policia kufitare sarande

Sondazh

Poll